Letra tronditëse drejtuar botës: "Imagjinoni të jetoni këtu..."

Letra tronditëse drejtuar botës: "Imagjinoni të jetoni

"A mund ta imagjinoni një vend, ku për arsye sigurie nuk mund të shkoni vetëm në tualet?" Kjo është një nga pyetjet, që një refugjate nga Afganistani që jeton në kampin Moria në ishullin Lesvos i adreson botës me anë të një letre.

"Letra drejtuar botës" titullohet apeli që gruaja bën në lidhje me kushtet çnjerëzore të jetës së rreth 16 mijë azilkërkuesve që jetojnë në këtë kamp me kapacitet prej 3 mijë personash.

"A mund ta imagjinoni të jetoni në një vend që nuk mund të lini asgjë pas orës 9 të darkes sepse hajdutët vjedhin gjithçka dhe mund të lëndoheni sepse nuk i lejoni të vjedhin?", shkruan gruaja refugjate.

CNN greke raporton se ky apel paraqitet në një raport të gjerë nga e përditshmja gjermane Tagesspiegel për përkeqësimin e situatës në qendrën e refugjatëve Moria dhe planet e qeverisë Greke për një reagim më të shpejtë të problemit të refugjatëve .

Sipas raportit, "mjekët vullnetarë flasin për dhunë seksuale, abuzim dhe prostitucion të fëmijëve" dhe referojnë, ndër të tjera, vdekjen e një foshnje nëntë muajshe nga dehidrimi ekstrem.

"Ndërsa qindra migrantë dhe refugjatë mbërrijnë me varkë nga Turqia në Mitilene çdo natë, qeveria greke po kërkon mënyra të reja për t'u marrë me krizën e refugjatëve dhe shtrëngon ligjet e azilit ", thuhet në raport.

Duke analizuar njoftimet e qeverisë për refugjatët, gazeta gjermane thotë se "azilkërkuesit  do të transportohen në Greqinë kontinentale në të ardhmen. Pjesa tjetër do të transferohet në qendrat e reja të identifikimit dhe nisjes ku ata  do të mbahen deri në  dëbimin  e tyre . Kjo do të zgjasë deri në 18 muaj sipas ligjit Grek ”, thuhet në raport.

EMISIONET