Në Athinë vijojnë operacionet për gjetjen e personave të humbur, e ndërkohë, zbulohen historitë tragjike të familjeve që kanë humbur njerëzit e tyre

Një histori, është edhe ajo e një nëne që humbi dy fëmijët dhe bashkëshortin. Ajo botoi një letër ku përshkruan fjalët e fundit të fëmijëve të saj dhe përpjekjet e dëshpëruara për t'i kontaktuar ata midis kaosit të zjarrtë në Mati.

Vajza e saj Evita u hodh nga një lartësi 15 metra në përpjekje ti shpëtonte flakëve ndërsa i vëllai, Andrea, 11 vjeç   humbi jetën bashkë me të atij Grigoris, 54 vjeç

Letra ku përshkruhet dhimbja e nënës pas humbjes tragjike u lexua gjatë një emisioni në tv grek SKAI TV.

"Po përpiqem të jem si vajza ime e vogël, e cila ishte gjithmonë luftëtare dhe përpiqej ta demonstronte kudo dhe kurdo.  E di që Grigoris do të ketë bërë më të mirën e tij për ti shpëtuar. Fakti që ai nuk mundi ishte vullneti i Zotit. Në veshë më vjen zëri  që dridhet i Andreas: Kam frikë mami. Jam shumë i shqetësuar. Do të jem i fortë por dhe nuk mund të kthehem mami."

"U përpoqa për katër orë ti gjeja" - vijon letra - "Pastaj hoqa dorë duke menduar se do të ishte më mirë të mos rrezikoja pasi kështu do i vija në ndihmë. Nuk kam fjalë. Kam humbur çdo gjë. Përqafoni fëmijët tuaj çdo ditë."

Nga zjarri që ra në zonën bregdetare nè periferi të Athinës humbën jetën deri tani 81 persona.



/Ora News.tv/