Sherri me Metën, Dvorani i kërkon edhe 2 ditë kohë KLGJ-së

Sherri me Metën, Dvorani i kërkon edhe 2 ditë kohë

Letra e Presidenti të Republikës Ilir Meta drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor ku i kërkon të largojë nga detyra anëtarin e Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani me argumentin se i ka përfunduar mandati ka vënë në vështirësi këtë institucion.

Ftesës për të dhënë shpjegime në lidhje me situatën ligjore në të cilën ndodhet, anëtari i Gjykatës së Lartë i është përgjigjur me kërkesën për ti dhënë edhe dy ditë kohë për tu përgatitur.

Të mbledhur dy herë online një herë në 16 prill dhe një herën e dyte të hënën në datën 27, anëtarët e KLGJ-së kanë vendosur që për këtë çështje të pyetet edhe vetë subjekti, pra anëtari i Gjykatës së Lartë në detyre, njëherazi edhe kreu i KED Ardian Dvorani.

Me anë të një shkrese ku kanë paraqitur gjithë relacionin se çfarë është diskutuar në mbledhje KLGj, i kërkon Dvoranit të japë mendimin e tij në lidhje nga sa parashtrohet. Pas kësaj KLGj do të mblidhet për të vendosur.

E çuditshme është fakti që anëtarit të Gjykatës së Lartë i është lënë një afat i kufizuar vetëm 48 orë për të parashtruar argumentet e tij, i cili përfundon ditën e premte. 

Tashmë pritet që Dvorani të reagojë me argumentet e tij, apo duke kërkuar më shumë kohë.

Çështja behet ende me e ndërlikuar pasi në ligj dhe në statusin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë nuk është parashikuar që KLGJ mund te vendosë për largimin e gjyqtarëve në këtë mënyrë.

Ndërkohë me largimin e Dvoranit, i cili mban dhe kreun e KED ndryshon edhe drejtimi i këtij institucioni. 

Sipas juristëve Dvorani është i zgjedhur si anëtar i KED për një mandat 1 vjeçar dhe si i tille do të vijoje të jetë pjese deri në përfundim të mandatit ndërsa drejtimin e KED pritet ta marrë anëtari i Gjykatës Kushtetuese.

EMISIONET