Letra e hapur, Calja: Prej 19 muajsh përgjigje heshtja, kryeministri më kontaktoi dhe më tha ...

Letra e hapur, Calja: Prej 19 muajsh përgjigje heshtja, kryeministri

Pak ditë më parë, peshëngritësi shqiptar, Briken Calja doli me një letër të hapur drejtuar kryeministrit dhe Ministrisë të Kulturës dhe Sportit. I ftuar në "Ora Sport" në Rtv Ora, Calja zbuloi se letra ka shkaktuar më shumë zhurmë se fitimi i medaljeve, ndërsa shtoi se pak ditë më parë mori konfirmimin nga ana e kryeministrit se mundi dhe medaljet do vlerësohen.

"Nuk është problemi i shumës. Unë dua zbatimin e ligjit, atë që ka vendos kryeministri. Unë kërkoj thjeshtë zbatimin, nuk kërkoj asnjë gjë më shumë. Ka 19 muaj, por përgjigjia është heshtja. Flet kampioni i Europës dhe Botës e kalon sikur të flas një punëtor pallati. Unë e kam marrë konfirmimin nga kryeministri para pak ditësh dhe më tha se do të merrem vetë personalisht" u shpreh Calja.

EMISIONET