Legjenda e United "shfrynë" ndaj Mourinho: Ti jo burri i duhur për Manchester-in

Legjenda e United "shfrynë" ndaj Mourinho: Ti jo burri i duhur

Manchester United nuk po kalon një periudhë të mirë dhe shkaku kryesorë i kësaj krize është padyshim Jose Mourinho. Këtë ka deklaruar një legjendë e klubit anglez, Eric Cantona që ka theksuar se portugezi nuk është burri i duhur për këtë grua, dhe dëshiron që në të ardhmen stili i lojës së United të jetë i ngjashëm me atë të Cityt të Guardiolës.

"Ju mund të humbni një ndeshje por ju merrni rrëziqë përsipër. Ju mund të humbisni kundër Juventusit dhe ata kanë 70% të posedimit të topit në "Old Trafford". Mund ta imagjinoni atë me Ferguson? Unë vuaj dhe unë vuaj edhe më shumë kur shoh Manchester City të luaj kaq mrekullisht . Fëmijët duhet të kenë një shembull. Ata kanë nevojë për lojtarë të mëdhenj, lëvizje të mëdha. Futboll krijues për t'u identifikuar me një lojtar ose një ekip dhe mendoj se tani po humbasin një brez të lojtarëve të rinj".-përfundoi Cantona.

Pas 9 javësh kampionat, Manchester United i drejtuar nga Mourinho mbanë vendin e 10-të me 14 pikë, ndërsa në Champions, djajtë pozicionohen të dytit me 4 pikë pas 3 takimesh.


EMISIONET