Legjenda e Tiranës akuzon Cobbina e Ngo: Futbollistë joprofesionalistë!

Legjenda e Tiranës akuzon Cobbina e Ngo: Futbollistë

Cobbina ishte heroi i Tiranës në derbin me Partizanin, me afrikanin që shënoi golin e fitores 2-1. Një rezultat pozitiv që vjen pas 5 vitesh.

Megjithatë, legjenda e klubit bardheblu, Luigj Bytyçi, nuk kursehet për të, teksa e akuzon në studion e "Ora Sport" në Rtv Ora se së bashku me Ngo nuk po tregojnë profesionalizëm te Tirana.

"I kam parapri futbollit modern që erdhi më vonë. Futbolli është art mo. Unë i thoja shokëve që t'a kalonin te unë topin që t'i jepja vlera. Unë nuk preferoj ato lojtarëve: Ngo që shkoi për tu kapur me kundërshtarin. Ai tjetri, Cobbina hoqi bluzën dhe mungon, por penalizon Tiranën. Nuk duhet ashtu. Nuk është profesionalizëm," tha Bytyçi.

EMISIONET