Legjenda e Juventusit sponsorizon kalimin e Ibrahimovic te ekipi italian

Legjenda e Juventusit sponsorizon kalimin e Ibrahimovic te ekipi italian

E ardhmja e Zlatan Ibrahimovic është ende në pikëpyetje të mëdha.

Suedezi do të largohet nga Los Angeles Galaxy në fund të këtij viti dhe janari pritet ta gjej me një skuadër të re. Të shumtë janë kandidatët për të siguruar shërbimet e tij, me Milanin që duket më e avantazhuar.

Kuqezinjtë shikojnë te Ibrahimovic njeriun ideal për të gjetur portën kundërshtare, detyrë që nuk po e bën siç duhet, Krzysztof Piatek.

Por, shtatë herë kampionët e Europës nuk janë skuadra e vetme e interesuar për 38-vjeçarin. Bologna po kërkon të përfitojë në këtë mes, me ekipin e Sinisa Mihajlovic që duket ideal për Zlatan. Një gjë të tillë e konfirmon edhe legjenda e Juventusit, Patrick Viera.

"Bologna dhe Mihajlovic janë perfekte për të," u shpreh trajneri i Nice.

Kujtojmë që Viera e njeh mjaft mirë Ibrahimovic, pas periudhës së kaluar në radhës e Juventusit.



EMISIONET