Legjenda e Arsenalit zbulon blerjen e bujshme të Realit të Madridit

Legjenda e Arsenalit zbulon blerjen e bujshme të Realit të Madridit

E ardhmja e Kylian Mbappe është te Reali i Madridit. Është ky mendimi i ish-futbollistit të Arsenalit dhe Villarealit, Robert Pires, i cili është shprehur se francezi do të jetë "Galaktik" në të ardhmen e afërt osë në të ardhmen e largët.

“Po, mendoj se ai është në moshën e duhur për ta ngritur nivelin dhe për t’iu bashkuar Real Madridit. Ai është lojtar shumë i mirë dhe ka shumë cilësi. Ai është shumë inteligjent. Ai e di çfarë dëshiron të bëjë dhe çfarë duhet të bëjë për të ardhmen e tij”, tha  Pires për "La W Radio".

 Mbappe është ndër objektivat kryesore të kampionit evropian për të ardhmen, edhe pse PSG-ja ka këmbëngulur se nuk do ta shesë atë.



EMISIONET