Lefter Maliqi: Rama nuk ikën me votë të lirë, duhet revoltë popullore e ndërgjegjësim ndërkombëtar

Lefter Maliqi: Rama nuk ikën me votë të lirë, duhet

Një ditë pas dështimit të politikës për të gjetur konsensusin për reformën zgjedhore, deputeti i opozitës Lefter Maliqi deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk largohet me votë të lirë por vetëm me revolucion.

Në një deklaratë për mediat, Maliqi kërkoi edhe ndërgjegjësimin e faktorit ndërkombëtar për të parë situatën siç është dhe për të drejtuar gishtin nga përgjegjësi kryesor i rrënimit të reformës në drejtësi dhe asaj zgjedhore që sipas tij është vetë Rama.

Lefter Maliqi: Shqiptarët u bënë tre vjet e më shumë pas tepsisë dhe timonit që shikojnë vetëm tym të zi, varfëri dhe pasiguri, krim dhe korrupsion galopant, kapje të institucioneve dhe zgjedhje moniste. I vetmi tym i bardhë është ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar. Ka ardhur koha e një ngritje të madhe se pasiguria në vend është shumë e madhe, vetëm këto dy ditë kemi vrasje e tritol, përdhunime të turpshme.

Ky kryeministër nuk ikën nga pushteti me votë të lirë por vetëm me revoltë popullore dhe ndërhyrje të fortë ndërkombëtare. Është peng i krimit dhe korrupsionit, e ka mbjellur Shqipërinë me drogë.

Ky njeri nxjerr vetëm tym të zi në çdo familje shqiptare, nuk do reformë, ky e shkatërroi reformën në drejtësi. Ky kryeministër është i lidhur kokë e këmbë me krimin, korrupsionin dhe drogën, përhap edhe panik për të ulur imazhin e presidentit se kërkon të kapë Gjykatën  Kushtetuese sepse e sheh pengesë për të ardhmen e tij politike.

Ka dy rrugë për të dalë nga kjo krizë, është revolucioni demokratik që në vjeshtë duhet të shpërthejë ose ndërkombëtarët të lënë diplomacinë dhe të vendosin gishtin mbi njeriun që po pengon reformën zgjedhore, reformën në drejtësi, që njollosi këtë vend, po vret demokracinë dhe kthen diktaturën në Shqipëri.

Ky njeri nuk tërhiqet, nuk e njeh votën e lirë. Ka ardhur momenti të largohet me ceremoni se nuk ikën ndryshe. Nuk ka pandemi, po e shfrytëzon politikisht. Jam i bindur se rrotaconi do të ndodhë, fiton opozita e bashkuar por duhet mobilizim total ndaj këtij njeriu të papërgjegjshëm. Shpresoj dhe besoj që shqiptarët të reflektojnë dhe ndërkombëtarët të vendosin pikat mbi "i" mbi këtë të sëmurë psiqik që po shkatërron fatet e vendit, sigurinë dhe të ardhmen e vendit.

EMISIONET