Lefter Maliqi: Rama nuk i kalon dot 63-64 mandate, përballë opozitës së bashkuar

Lefter Maliqi: Rama nuk i kalon dot 63-64 mandate, përballë

Deputeti i pavarur Lefter Maliqi ishte i ftuar në emisionin “Ditë e Re” ne RTV Ora ku foli për situatën politike dhe pse Rama kërkon heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Maliqi e përshkruan Edi Ramën si “mosmirënjohës, njeri që godet me thikë pas shpine”, ” ndërsa Sali Berisha dhe Ilir Meta janë ‘dy liderë që mbajnë fjalën”

Maliqi thotë se Rama do të shesë dhe Damian Gjiknurin ashtu siç ka shitur dhe Ditmir Bushatin, Saimir Tahirin dhe të tjerë.

Por pse kërkon Rama ndalimin e koalicioneve parazgjedhore?

“Rama nuk i kalon dot 63-64 mandate me këto pakënaqësi, luftë brenda llojit e këto goditje. Asnjë parti nuk  I vete për të bërë koalicion. Ka tentuar të marrë çamët por nuk ia ka dalë. Ndërkohë në anën tjetër PD nuk është aty ku duhet por bashkim me LSI , çamët, PDIU. Përballë opozitës së bashkuar ai është i mundur”

Maliqi thotë se në dijeninë e tij janë 10 deputetë të opozitës parlamentare që do të votojnë marrëveshjen amerikane për reformën zgjedhore.  

EMISIONET