Deputeti Lefter Maliqi ka hedhur akuza të forta kundrejt kryeministrit Rama ditën e sotme (19 qershor).

Ai është shprehur se Rama ka kërcënuar me mesazhe Lulzim Bashën dhe sipas Maliqit kërcënon me grisjen e marrëveshjes së 5 qershorit, pasi ka frikë nga institucionet.

Maliqi: Ka bërë ç’është e mundur për pazare me deputetët dhe pazare me krimin. Ky njeri që dje kërcënoi me mesazhe z. Basha, se ka frikë nga institucionet dhe do marrëveshje si në vitin 2017 me Bashën, por nuk e arrin më se i doli boja dhe e vetmja rrugë janë mesazhet kërcënuese dhe grisja e marrëveshjes së arritur në rezidencën amerikane. Po krijon një forcë të re politike duke përdorur deputetët e blerë të opozitës së re.

Edhe ata palaço oligarkë që ua lë nga mbrapa këtyre për të krijuar forcën e re politike, që e ka përdorur për të blerë vota, i cili jeton në Tiranë apo Durrës, që i shoqëron këta. Jo këta, por çfarëdolloj partie të formohet, nuk fiton dot ndaj shqiptarëve. Ky ka krimin përballë shqiptarëve të ndershëm.

Ky ka krimin përballë shqiptarëve. Emëroi një drejtor të përgjithshëm, i cili kur ka qenë te pastrimi i parave shumë gjëra për vëllain e tij, kompanitë off-shore, që kanë dhënë edhe portalet. Me policinë politike me të cilën mendon se do të vjedhë e manipulojë votat. 

Kam pritur përballje me të, kam kërkuar 2 interpelanca, por nuk ka ardhur. Ky është një sharlatan i gjatë, një bel-këputur. Kujton se do të blejë vota dhe do të mashtrojë. T’i lërë provokimet se unë nuk i ha provokimet. Ky do të largohet me turp. Unë përfaqësoj opozitën jashtë. 

Maliqi sfidoi Ramën të  përballet me të në parlament.

/Ora News.tv/