Ledri tregon si e njohur Sarën: Shoqet e saj me kishin qejf, por unë pëlqeva Sarën

Ledri Vula është një nga reperët më të suksesshëm në Shqipëri dhe Kosovë. Çdo këngë e tij kthehet në hit. Bashkëpunimet që bën me artistë të shumë, korrin një sukses të madh, duke e shëndërruar reperin më të pëlqyer nga të rinjtë.

Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin “Ndrrimi i Natës”, ku ka folur pa doreza për jetën e tij personale dhe profesionale.

Nga promoja e publikuar nga moderatori i emisionit Alaudin Hamiti, dëgjohet momenti kur Ledri tregon si e ka njohur të dashurën e tij Sara Hoxha.

Ai është shprehur se gjatë një koncerti, shoqet e Sarës e pëlqenin dhe erdhën në prapaskenë për ta takuar. Por Ledri kur pa Sarën, filloi ta pëlqente shumë dhe kështu nisi njohja e tyre.

 “Shoqeve të veta u kam pëlqy dhe kjo ka ardh në backstage me to dhe mu m’ka pëlqy kjo”, shprehet Ledri.

EMISIONET