Reperat shqiptar kohët e fundit janë përfshirë në disa sherre me njëri-tjetrin, ndoshta kjo për shkak të projekteve të reja që ata kanë nxjerrë apo do nxjerrin gjatë verës.

Ditën e djeshme ka qenë në qendër të vëmendjes sherri mes Majk dhe Capital T. Majku publikoi një status ofendues, ku nuk kishte përdorur emra dhe theksoi se ekziston një drejtues dhe ndjekësit e tij.

Diret pas këtij reagimi, Capital T ka postuar një foto në “Instastory” si kundërpërgjigje dhe shkruan: “Përse urrejtje kur unë të kam shfaqur dashuri? Pse je i inatosur vëlla?"

Sipas “Prive.al” zënka e dy reperave ka ardhur si pasojë e projektit të Capital T dhe Ledrit. Ky bashkëpunim mesa duket nuk është pritur mirë nga Majku.

Majku ka sjellë 2 bashkëpunime me Capital T, “Hala” dhe “Pasha jetën”, të cilat kanë pasur shumë sukses dhe janë kthyer në hite.

Pas largimit nga Babastarsat, Ledri Vula nuk i ka marrëdhëniet e mira me asnjë nga pjestarët e këtij labeli dhe për këtë arsye, ka lindur xhelozia e Majk për këtë bashkëpunim.

/Ora News.tv/