Lazio-Juventus. Formacionet e mundshme

Lazio-Juventus. Formacionet e mundshme

Paulo Dybala kthehet për të startuar ndeshjen, por Mario Mandzukic është në dyshim, ndërsa Lazio ka pezulluar Adam Marusic dhe ndryshon në mbrojtje.

Sot në ora 15:00 luhet Lazio-Juventus, një ndeshje mjaft delikate për "Zonjën e vjetër" pasi duhet të ruaj ritmin me të cilin po ecën Napoli i Sarrit.

Trajneri Max Allegri konfirmoi se Dybala do të jetë në 11-shen fillestare, pas demtimit të tij, por Mandzukiç mendohet se është në listën e mungesave për shkak të një problemi muskular.

Me Gonzalo Higuain, Federico Bernardeschi, Juan Cuadrado dhe Mattia De Sciglio tashmë jashtë, kjo kufizon mundësitë në sulm.

Douglas Costa prandaj merr rolin sulmuesit të djathtë në trident me Alex Sandro, i cili përsëri shtyhet në një rol më të avancuar në të majtë.

Lazio ka luajtur 120 minuta në gjysmë finalen e kupës së Italisë kundër Milanit, vetëm për tu skuaifkuar me penallti.

Lodhja e lojtarëve do jetë një problem, dhe  sidomos dëmtimi i Martin Caceres dhe pezullimi i Marusic në mesfushë.

Dusan Basta pritet të hyjë në vend të Marusic në krah, kurse Ëallace në vend të Luiz Felipe në mbrojtje.

Formacionet e mundshme:

Lazio: Strakosha; Wallace, De Vrij, Radu; Basta, Parolo, Leiva, Milinkovic-Savic, Lulic; Luis Alberto; Immobile

Stoli i Lazio: Guerrieri, Vargic, Bastos, Luiz Felipe, Patric, Murgia, Crecco, Jordao, Lukaku, Nani, Felipe Anderson, Caicedo

Juventusi: Buffon; Lichtsteiner, Benatia, Rugani, Asamoah; Khedira, Pjanic, Matuidi; Douglas Costa, Dybala, Alex Sandro

Stoli i Juventusit: Szczesny, Barzagli, Chiellini, Howedes, Sturaro, Bentancur, Marchisio, Del Favero, Mandzukic

EMISIONET