Lazio "burgos" Milinkoviç-Savic

Lazio "burgos" Milinkoviç-Savic

Tre milion euro në sezon dhe pa klauzolë largimi. Këto janë kushtet e vendosura nga klubi i Lazios për yllin e saj, serbin Sergej Milinkoviç-Savic.

Në këtë mënyrë presidenti i bardhekaltërve Claudio Lotito mendon që t'i bëjë ballë ofertave faraonike nga klubet më me zë në Europë.

Sipas gazetës "Corriere dello Sport", Savic do të nënshkruajë një marrëveshje të re, që do të zgjas deri në qershor 2023, duke shtuar një vit në kontratën e tij aktuale. Ndryshimi më i rëndësishëm është paga, e cila rritet në 3 milion euro në vit plus bonuse të lidhura me performancën.

Mesfushori ka qenë subjekt i ofertave nga klube si Juventusi, Paris Saint-Germain, Manchester United dhe Real Madrid, megjithatë, ai duket se ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij në "Olimpico".

Pritej që Lazio të vendoste një klauzolë lirimi në rajon prej 150 milion euro, por ky raport i fundit sugjeron se nuk ka alternativë tjetër përveçse të negociojë drejtpërdrejt me presidentin Lotito.

EMISIONET