Lazimi: Paketat I dhe II të qeverisë si seriale televizive, rikthimi i ekonomisë në ekuilibër i vështirë

Lazimi: Paketat I dhe II të qeverisë si seriale televizive, rikthimi i

Për ekonomistin Majlind Lazimi ndodhemi në fillim të një stuhie ekonomike pasojat e së cilës nuk i dimë ende.

I ftuar në emisionin Ekopolitkë nga gazetari Besart Kadia në RTV Ora, Lazimi u shpreh se vendet e rajonit ishin më fleksibël dhe se paketet e qeverisë nuk duhet të ndaheshin në një, dy ose tre si serialet televizive.

Sipas tij, rikthimi i ekonomisë në ekuilibër është shumë e vështirë edhe nëse e gjithë ekonomia do të rihapet.

Majlind Lazimi: ''Jemi në fillim të stuhisë ekonomike. Bëhet fjalë për një stuhi, pasojat e së cilës akoma nuk e dimë. Padyshim, ajo çfarë duhet të kuptojmë është fakti që tashmë kemi 2 muaj që kemi një goditje të fortë, në dy krahët e ekonomisë, qoftë në krahun e konsumit apo kërkesës ashtu dhe përsa i përket edhe ofertës. Në tërësi, ajo çfarë është shqetësuese ka të bëjë me përgjigjen nga aktorët kryesorë, këtu bëhet fjalë për qeverinë dhe për aktorë të tjetër të rëndësishëm të ekonomisë. Unë e shikoj me shqetësim faktin që edhe pas 2 muajsh jemi futur në një zonë pothuajse të mjegullt të ekonomisë shqiptare, nuk kemi një plan strategjitk të mirë menduar, të praktikuar në kohë, qoftë afat shkurtër qoftë 3 mujor, 6 mujor qoftë afatmesëm.

Shtete e rajonit kanë qenë shumë më vigjilentë, shumë më fleksibël. Vendimarrja është bërë shpejt. Ekonomia është një qënie njerëzore duhet të ketë pritshmëritë e saj. Gjë që për Shqipërinë unë e kam të vështirë të besoj që qoftë bizneset ose individët e kanë të qartë se çfarë mund të presin si ndihmë nga qeveria. Kështu që paketat nuk kishin nevojë të ishin si serialet televizivë, një, dy, tre. Bizneset nuk mund të kenë plane biznesi si para Covid, pjesa më e madhe e tyre kanë shkurtuar punonjësit ose kanë shkurtuar pagat. Rikthimi i ekonomisë në ekuilibër do ishte pothuajse e vështirë edhe sikur të ishte e hapur e gjithë ekonomia.''

 


EMISIONET