Largohet Zidane? Reali ka gati zëvendësuesit e tij

Largohet Zidane? Reali ka gati zëvendësuesit e tij

Zinedine Zidane mund të largohet në fund të sezonit. Kjo pasi Reali i Madrid i këtij sezoni është shumë larg pritshmërive të tifozëve dhe presidentit Perez.

Nisur nga kjo në radhët e klubit merengues, kanë nisur të shqyrtojnë disa alternativa në lidhje me pasuesin e francezit. Në listë qëndrojnë disa kandidatë.

Njëri prej tyre është tekniku i Tottenhamit, Mauricio Pochettino. Joachim Low është një tjetër preferencë e presidentit Florentino Perez, por edhe trajneri i kombëtares gjermane ka kontratë me pancerat deri më 2020.

Sidoqoftë për gjermanin shansetekzistojnë, por për të nisur bisedimet duhet pritur fundi i kampionatit Botëror, Rusi 2018.

Jurgen Klopp mbyll listën e kandidatëve. Kontrata me The Reds skadon më 2022. Për gjermanin është vështirë të realizohet pasi në Anfield e duan të gjithë por kurrë mos thuaj kurrë...

EMISIONET