Laporta "vret" Barçën: Fajtore për shtyrjen e "El Clasicos"

Laporta "vret" Barçën: Fajtore për shtyrjen e

Shtyrja e super sfidës mes Barcelonës dhe Realit të Madridit ka tërhequr vëmendjen e të gjithë personaliteteve të futbollit spanjoll por edhe më gjerë.

 Së fundmi ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, beson se pikërisht klubi katalanas është përgjegjës për shtyrjen e përballjes kundër Real Madridit.

“Do ta kisha lejuar zhvillimin e ndeshjes të shtunën sepse nëse Real Madridi do të donte të luante, atëherë nuk e shoh këtë një problem. Barcelona bëri gabim sepse ata e kriminalizuan me këtë vendim duke vendosur politikën para një ndeshjeje futbolli. Kjo përballje ka pasur gjithmonë konotacione politike. Ka qenë gjithmonë kështu”, përfundoi Joan Laporta.

Komiteti i Garave i Federatës Mbretërore të Futbollit të Spanjës ka konfirmuar se ndeshja mes Barcelona dhe Real Madridit, që ishte planifikuar të luhet më 26 tetor, është shtyrë më 18 dhjetor, për shkak të situatës së tensionuar në Katalonjë.

EMISIONET