Lamtumirë Jonida! Xheisara fton në kafe Romeo Veshaj!

Lamtumirë Jonida! Xheisara fton në kafe Romeo Veshaj!

Shprehja “2020 nis me sherre” duket se është bërë kryefjala e portaleve shqiptare. Dhe debatet sic fillojnë, ashtu edhe duket të sqarohen… publikisht!

Xheisara, këngëtarja e re në moshë është bërë pjesë e një debati, që nisi në Këngën Magjike, vazhdoi në emisione televizive, e përfundoi në "Instagram". Menduam se kishte marr fund, por gabuam! Ndërsa mbrëmjen e djeshme në “ThumbOn” Romeo Veshaj deklaroi se nuk e njeh personalisht Xheisarën, kjo e fundit, në një dalje publike në emisionin e mëngjesit “Dite e Re”, ka treguar për Arjolën e Kelvin se vërtetë nuk ka pas të bëjë me Romeon, por e ka ftuar publikisht të pijnë një kafe sëbashku. 

“I dashur Romeo, meqënëse na kanë bërë të dashur, po të ftoj publikisht të pijmë një kafe, që të njihemi”, ka thënë këngetarja.

EMISIONET