"Lamtumirë" BE-së për pushime, destinacion i sigurt përpos Shqipërisë mbetet Turqia

"Lamtumirë" BE-së për pushime, destinacion i sigurt

Rekomandimi i BE për moshapjen e kufijve me Shqipërinë duket se do t’i japë pak mundësi shqiptarëve që të zgjedhin vendet për të pushuar. Përfaqësuesit e agjensive turistike thonë se destinacion i sigurt është vetëm Turqia, e cila këtë vit ka çmime tejet të larta.

Këtë sezon, duket se mundësitë për të zgjedhur destinacionet turistike do të jenë të pakta për të gjithë qytetarët.

Pas vendimit të BE-së për moshapjen e kufijve me Shqipërinë pas 1 korrikut, alternativat, sipas tur operatorëve, mbeten 2.

Vathi: I njëjti shqetësim që është në Turqi është dhe në Shqipëri. Ne nuk jemi si destinacion i lirë. Ne kemi menduar fillimin e fluturimeve çarter.

Nga ana tjetër, turizmi vendas nuk po ndihmohet nga vendimi për hapje kufijsh për të huajt, pasi masat e marra nga vendet e tjera, sjellin kufizim lëvizjesh.

Vathi: Nuk është problemi se ne u hapëm dhe të tjerët mezi po prisnin që ne të hapeshim. Ato janë të mbyllur vetë.

Në këto kushte, sipas përfaqësuesve të operatorëve turistik, sezoni veror do të jetë i vakët, e për pasojë edhe dëmet në ekonomi do të thellohen.

EMISIONET