Lampard me "laps e letër", piketon 3 "yje" që kushtojnë 150 mln sterlina

Lampard me "laps e letër", piketon 3 "yje" që

Pezullimi i merkatos për skuadrën e Chelsea nga FIFA përfundoi këtë janar dhe trajneri i saj Frank Lampard ka bërë gati listën e lojtarëve që dëshiron në "Stamford Brigde". 

Ndërkohë, drejtuesit e Chelsea janë të gatshëm t’i vënë në dispozicion 150 milionë sterlina trajnerit anglez për t’i shpenzuar verën e ardhshme. Në listën e dëshirave të tij janë Jadon Sancho i Borussia Dortmundit, sulmuesi i RB Leipzigut, Timo Werner, dhe “ylli” i Lyonit, Moussa Dembele. 

Të tre futbollist po zhvillojnë një sezon fantastik dhe shikohen si e ardhmja e "bluve të londrës".

EMISIONET