Laboratori i heroinës në Has, shpallet në kërkim pronari i hoteve në Rinas e Krujë

Laboratori i heroinës në Has, shpallet në kërkim pronari i

Një biznesmen nga Kruja është shpallur në kërkim në lidhje me laboratorin e prodhimit të heroinës në fshatin Brenog të Hasit.

Shtetasi A. Hoxha, pronar i disa hoteleve dhe bizneseve në zonën e Krujës dhe Rinasit është personi i shtatë që akuzohet bashkë me gjashtë të arrestuarit e deritanishëm dhe tre shtetas nga Turqia që janë shpallur në kërkim.

Biznesmeni A.Hoxha dyshohet se i ka shpëtuar arrestimit pasi është larguar nga Shqipëria ashtu sikurse edhe financusit dhe organizatorët e tjerë të aktivitetit kriminal në laboratorin e drogës në Has.

 Të dielën policia ka vënë në pranga një bizmesnen turk me aktivitet në fushën e konfeksioneve. Ngarkesat që lëviznin për llogari të subjektit turk dyshohet se janë përdorur për të fshehur opiumin që vinte në Shqipëri nga Turqia. Më herët u arrestuan Xhavit Shuti, Mustaf Shuti, Anila Shuti, Flamur Bisho Çela, Vehbi Barushi.

 Laboratori ishte ngritur në një shtëpi të fshatit Brenogë i cili lidhet me qytetin përmes një rruge të paasfaltuar. ambienti ku përpunohej lënda narkotike ishte në pronësi të shtetasit Xhavit Shuti i cili u ka thënë hetuesve se e kishte dhënë godinën me qira dhe nuk kishte dijeni për çfarë shfrytëzohej.

 Gjatë kontrollit brenda laboratorit, policia gjeti të paktën 160 pako droge, të dyshuar heroine, me peshë rreth 150 kilogramë, e paketuar dhe e gatshme për transport.   

EMISIONET