Ky qytet po shpërndan prezervativë falas dhe ia dërgon në shtëpi çdo personi që i dëshiron

Ky qytet po shpërndan prezervativë falas dhe ia dërgon në

Zyrtarët shëndetësorë të Miçiganit po shpërndajnë prezervativë falas për të gjithë ata që kanë nevojë gjatë pandemisë së koronavirusit.

Departamenti i shëndetit zakonisht i ofron prezervativët falas në ndërtesat qeveritare, bare dhe restorante. Por për shkak se shumë hapësira publike janë mbyllura, po i dërgon prezervativët direkt tek në shtëpitë e banorëve.

Banorët e Michigan mund të kërkojnë prezervativë përmes adresës [email protected] dhe stafi i departamentit të shëndetësisë ia çon në shtëpi. Çdo paketë përfshin 10 prezervative dhe 10 pako vajosje.

"Ne e ndiejmë se është jashtëzakonisht e rëndësishme që gjatë kësaj krize të shëndetit publik, të vazhdojmë të mbështesim komunitetet tona në mbrojtjen e tyre kundër shtatzënisë së padëshiruar, IST dhe HIV", tha një përfaqësues i departamentit të shëndetësisë për median MLive.

EMISIONET