Ky ilaç popullor po shkakton simptomat e Covid-19, alarmon njerëzit që e përdorin

Ky ilaç popullor po shkakton simptomat e Covid-19, alarmon njerëzit

Një ilaç mjekësor popullor, po i bën njerëzit të besojnë se janë infetuar me koronavirus, pasi efektet e tij anësore janë të ngjashme me simptomat e virusit vdekjeprurës.

Suplementi bimor “ArmaForce” mund t'i bëjë përdoruesit të humbasin ndjenjën e tyre të shijes dhe oreksit, si dhe shkakton të vjella dhe dhimbje barku.

Ky ilaç popullor prodhohet për të ndihmuar në simptomat e ftohjes dhe gripit dhe ka përbërës të tillë si andrografia dhe gjethet e ullirit.

Andrografia mund të ndikojë në ndjenjën e shijes së njerëzve, e cila ngatërrohet me simptomën e njohur të koronavirusit.

Këto efekte anësore kanë bërë që disa njerëz të frikësohen dhe të mendojnë se janë prekur nga sëmundja vdekjeprurëse e frymëmarrjes.

Farmacistët kanë raportuar një rritje të numrit të njerëzve që janë të shqetësuar se kanë kontraktuar kornavirusin sepse kanë humbur sensin e tyre të shijes.

Kompania Blackmores, e cila prodhon “ArmaForce” , pranoi se kishte parë një numër në rritje të njerëzve që po përjetonin efektin anësor gjatë muajve të fundit.

Nga hetimet e bëra është zbuluar se “ArmaForce” po blihet pa këshilla profesionale të kujdesit shëndetësor dhe që përdoret për shumë kohë në një dozë shumë të lartë.

Kompania Blackmores ka ndryshuar etiketën e këtij ilaçi në mënyrë që të kufizojë dozën dhe kohëzgjatjen e përdorimit.

Kompania gjithashtu i ka kërkuar farmacistëve që t'i informojnë ata në lidhje me efektet anësore që ky ilaç ka.

“ArmaForce” zakonisht shitet në barnatore pa recetë.

EMISIONET