Sot do të jetë një ditë e ngjeshur me aktivitete politike në vend. Presidenti i Republikës do të mbajë tubimin kundër “grushtit të shtetit” në orën 17:00.
Por, këtij tubimi me qytetarët, i paraprinë një tjetër aktivitet politik “për qytetarët”.
Në orën 10:00 të së hënës do të mblidhet Kuvendi, ku në rendin e ditës është diskutimi “diskutimi i çeshtjeve te evidentuara nga zgjedhësit”.
Mbetet për t`u parë nëse sot në seancën plenare, kushtuar zgjedhësve, të diskutohet për këta të fundit.
Megjithatë, vështirë të ndodh që jashtë diskutimeve të deputetëve të mos komentohet tubimi i Presidentit.
/Ora News.tv/