Infektimi në masë në të gjithë botën nga virusi COVID-19 ka “prekur” edhe punën e Komisionit të Venecias.

Opinioni përfundimtar i Venecias për Gjykatën Kushtetuese, i cili duhej të mbërrinte në Tiranë me 22 mars është shtyrë për në qershor.

Ky lajm u konfirmua nga zëdhënësi i Komisionit të Venecias për RTV ORA.

Deri në raportin final të zyrtarëve të Strasburgut, zgjidhja e krizës mes mazhorancës dhe institucionit të Presidentit do të zgjatet deri në qetësimin e situatës me koronavirusin.

Në raportin paraprak përfaqësuesit e Venecias i dhanë të drejtë Ilir Metës për procedurën  e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa nga ana tjetër e cilëson antikushtetues veprimin e Parlamentit për ndryshimin e ligjit të betimit për magjistratët.

Opinioni i fillim marsit hodhi dyshime edhe për veprimtarinë  e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Pas 6 marsit, si Kuvendi ashtu edhe Presidenti kanë dërguar dokumentacione shtesë anëtarëve të Venecias për të mbrojtur argumentet e mëparshme në të cilat janë bazuar për opinionin paraprak.

Pas vendimit të marrë nga Strasburg, debati për Kushtetuesen do të mund të marrë përgjigje vetëm në qershor, se cili veproi sipas Kushtetutës, Presidenti apo Parlamenti?

/Ora News.tv/