Kush kundërshton Teatrin? Veliaj: Grupi i Mamurrasit nga FRPD që s'dinë të gjuajnë as me vezë

Gara për ndërtimin e Teatrit të ri pritet të hapet menjëherë pas  kalimit të ligjit nesër në Kuvend.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një intervistë për "Ditë e Re" me moderatoren Dajana Shabani, tha se Komisioni i Bashkisë dhe Qeverisë do të studiojë ofertat dhe më pas do nisë puna.

Veliaj: Teatri i ri me të mbaruar votimin në parlament, komisioni i bashkisë dhe qeverisë do të shohë ofertat dhe pastaj do ecim me Teatrin e ri. Vetëm po preke gjërat me dorë mund ti ndryshosh. Nuk bën mos pa prek këtë, mos ma prek atë!

Për Veliaj, një godinë e re për aktorët është emergjencë pasi punojnë në kushte spartane.

Projekti i ri sipas tij jo vetëm do të rrisë sipërfaqen por do ofrojë shërbime.

Sa i takon kritikëve, ai thotë se shumica nuk kanë asnjë lidhje me Teatrin.

Për këtë ai iu referua edhe protestës së FRPD-së, ku foli për grupin e Mamurrasit që nuk dinë nga e ka hyrjen institucioni.

Veliaj: Teatri do ketë ngrohje, do ti punojë banja, do ketë dushem, do ketë dhoma ku ndërrohen aktoret, do ketë sallë në taracë, një hapësirë në natyrë, do ketë sallën e madhe brenda. Sa kohë do t'i nëntë fishohet sipërfaqja dhe sa kohë do ketë shërbime, sot aktorët janë në kushte spartane.Kundërshtojnë ata që nuk janë futur njëherë në Teatër. Ti mendon se grupi nga Mamurrasi që erdhi me furgon i FRPD nuk e dinin ku i bie Teatri, ata nuk dinin me hedh as vezë.Nuk janë futur ndonjëherë në teatër as nuk e dinë si është një biletë teatri. Nuk jam për ti fyer, por po them ka pak vlerë protesta e dikujt që nuk e lidh gjë me të por thotë për ideal të partisë jam kundër. Po pro, je për ndonjë gjë?

Një koment Veliaj rezervoi dhe për kolegët demokratë.

Veliaj: I bëj pyetje shokëve të mi të PD: Pse nuk është PD tek selia e vjetër historike? Ata vetë thonë më e madhe dhe më e mirë, kurse të tjerët të rrinë tek tallashi, tek qerpiçi. Ka ardhur koha të bëjmë një gjë të re.

Është një grup kllounësh si cirku në fshat. Do mbarojë teatri, do gjejnë një gjë tjetër. Në fund të ditës kryetari i bashkisë apo kryeministri nuk është përgjegjës të bindë 100% të njerëzve, por shumicën, më shumë se 50% të cilët duan që vendi të ecë përpara se mund të ketë dhe njerëz që duan të rrinë në bajgë.

Kreu i Bashkisë foli edhe për rindërtimin e shkollës "Kosova", e cila u inagurua për këtë fillimviti të ri shkollor.

Veliaj: Edhe reforma në drejtësi ilustrohet tek kjo shkollë, edhe çështja e principeve tona për urbanizimin.Një shkollë që është fabula e gjithë çudirave shqiptare. Dhe më në fund pas 15 vitesh betejë e fituam, fitoi e drejta.

EMISIONET