Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimit me banorë të Manzës foli edhe për një personazh, që e etiketoi si Rrumi dhe e konsideroi si ushtar të Vangjush Dakos.

Basha: Vendi nuk qeveriset nga një qeveri dhe një kryeministër i zgjedhur me votën e popullit. Kur vjen në pushtet me kërcënimet e Rrumit…Rrumi e ka ky që bënte kërcënime për zgjedhje në këtë zonë…një ushtar i Xhuxhit. Qenka në Sukth. 

Pra kur vjen në pushtet mbi zullumet e Rrumit e të Gjush Dakos, mendjen e ke të punosh për Rrumin dhe Gjush Dakon dhe për bandat e tjera të Durrësit dhe Shijakut. Nuk të shkon mendja për njerëzit e thjeshtë, për hallexhintë, për fermerët, për të papunët, për rininë.

I vetmi shqetësim i një qeverie të dalë nga krimi dhe kjo nga vota e qytetarëve është se si të vazhdojë të ndihmojë krimin dhe të bëjë biznes me krimin. Ky pra është problem i të gjitha problemeve i cili ka shpërthyer si asnjëherë më parë nga skandalet e ditëve të fundit.

/Ora News.tv/