Kush është kryenegociatori Zef Mazi?

Kush është kryenegociatori Zef Mazi?

Diplomati i karrierës Zef Mazi do të drejtojë bisedimet e pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai është një diplomat karriere, me eksperiencë të gjatë edhe në institucionet ndërkombëtare. Shqipëria aplikoi për t’u bërë anëtar me të drejta të plotë në prill të vitit 2009, ndërsa vetëm në mars të këtij viti vendet anëtare miratuan fillimin e negociatave. 

Ambasadori Zef Mazi do të drejtojë procesion e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Ai është një diplomat karriere i Shqipërisë me eksperiencë të gjatë edhe në institucione ndërkombëtare.

Që prej vitit 2011, ai shërben si ndihmës i posaçëm për Strategjinë i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Më parë ia ka mbajtur postin e ambasadorit të Republikës të Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar si dhe në Organizatën për Bashkëpunim dhe Siguri në Europë, në Organizatën për Zhvillimin Industrial të Kombeve të Bashkuara, etj, ndërsa para viteve -90 ka shërbyer në Departamentin e Bashkëpunimit Shumëpalësh të Ministrisë të Jashtme të Shqipërisë, apo edhe si përkthyes e gazetar.

Zef Mazi ka qene kandidat për president në zgjedhjet presidenciale të vitit 2002, si dhe kandidati zyrtar i Shqipërisë për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së në vitin 2005.

Zoti Mazi do të drejtojë tani një proces të vështirë të bisedimeve të pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, proces i cili pas miratimit të metodologjisë së re të ndahet në disa faza dhe parashikon hapjen e disa kapitujve njëherësh.

Në qershor Komisioni Europian do të paraqesë kornizën e negociatave midis Shqipërisë dhe BE-së, por hapja e këtyre kapitujve të parë do të ndodhë vetëm pas plotësimit të disa parakushteve. Këto parakushte, që lidhen nga ngritja e institucioneve të drejtësisë e deri tek luftimi i korrupsionit, bëjnë që koha e mbledhjes së konferencës së parë ndërqeveritare të mos ketë afat.

Shqipëria aplikoi për t’u bërë anëtar me të drejta të plotë në prill të vitit 2009 dhe u konfirmua si kandidat në qershor të vitit 2014. Ndërkaq vendi priti edhe gjashtë vjet të tjerë për të hapur bisedimet e pranimit. 

EMISIONET