Kush do ishte vendimi i parë nëse do ju besohej posti i Ministrit të Arsimit? Basha kërkon opinionin e të rinjve

Kush do ishte vendimi i parë nëse do ju besohej posti i Ministrit

Gjatë komunikimit të tij në Instagram me të rinjtë, kreu i PD-së Basha ka parashtruar një pyetje interesante ndaj tyre.

Nëse do tu besohej posti i Ministrit të Arsimit, cili do të ishte vendimi i parë që ata do të merrnin?

Përgjigjet kanë qenë të shumta dhe të gjitha konsistojnë në anulimin e ligjit të Arsimit të Lartë, që Basha thotë se është dhe pika e parë e programit të PD për arsimin.

Basha: Jam shumë i befasuar që brenda pak orësh mijëra prej jush, ndjekës të mi në Instagram, i jeni përgjigjur pyetjes se cili do të ishte vendimi i parë nëse do t'ju besohej posti i ministrit të Arsimit?

Mes mijëra përgjigjeve dhe komenteve, spikat sygjerimi për të anulluar Ligjin për Arsimin e Lartë, që është pika e parë e programit tim, programit të PD për Arsimin e Lartë.

Sygjerimet e tjera kanë të bëjnë me shtimin e financimeve për shkollat dhe universitetet tona dhe në veçanti krijimin e kushteve më të mira në universitet tona, në mënyrë që studentët tanë të marrin cilësinë e duhur të arsimit dhe të përgatiten për të dalë në tregun e punës, për të siguruar punë me kushte dinjitoze dhe paga më të larta.

Ju falenderoj nga zemra që bashkëbiseduat me mua sot nëpërmjet Instagramit dhe shpresoj ta vazhdojmë këtë formë komunikimi edhe për probleme dhe çështje të tjera që janë të rëndësishme për ju.


EMISIONET