Kush është çifti i biznesmenëve që u ekzekutuan nga "policët" dhe pistat që po hetohen?

Ditën e djeshme, Greqia u trondit nga një vrasje e stilit mafioz të një biznesmeneje në zonën e Zakynthos.

Christina Kloutsinioti, 37 vjeç sëbashku me bashkëshortin e saj po ktheheshin për në shtëpi me motor.

Vetëm pak metra larg banesës së tyre, dy persona me motorë u afruan dhe hapën zjarr ndaj çiftit duke lënë të vdekur në vend 37 vjeçaren dhe plagosur rëndë bashkëshortin e saj, 53 vjeç.

Sipas raportimeve, dy vrasësit ishin veshur me rroba të errëta të dhe helmeta të ngjashme me uniformat e policisë vendase.

Fillimisht, autoritetet dyshojnë se objektivi i autorëve ishte bashkëshorti i biznesmenes.

Kush çifti i biznesmenëve, 53 vjeçari emër i njohur për policinë?

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, viktima është një biznesmene shumë e njohur në Zakynthos. Ajo është pronare e një hoteli në Laganas por gjithashtu ka kandiduar dhe për kryetare bashkie në zgjedhjet e fundit.

Edhe bashkëshorti i viktimës është një emër i njohur për autoritetet greke pasi dyshohet se ka marrë pjesë në një grabitje disa vite më parë ku i vodhën një biznesmeni tjetër një shumë prej 550 mijë eurosh. Por ai nuk u akuzua asnjëherë për këtë çështje.

Çifti u martuan në vitin 2012 dhe kanë një djalë të vogël ndërkohë që 53 vjeçari ka një fëmijë nga një martesë tjetër.

Në emër të 37 vjeçares, çifti kanë në pronësi një hotel të vogël në Laganas, ndërkohë që vitet e fundit ato kanë investuar në biznesin e makinave me qira dhe zhytjeve nën ujë.

Lexoni: Ekzekutim mafioz, vritet biznesmenia greke, autorët të veshur si policë


EMISIONET