Albin Kurti bën hapin e parë heq përkohësisht tarifën ndaj mallrave serbe

Albin Kurti bën hapin e parë heq përkohësisht tarifën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njoftoi se javen e ardhshme qeveria do te marre vendim për heqjen e tarifes 100% të lëndës së parë që vjen nga Serbia e Bosnje Hercegovina. Heqja e takses do te nisë më 15 mars 2020.  Përkundrejt kësaj Serbia duhet të zotohet se do ta ndërpresë fushatën për çnjohje ndaj Pavarësisë së Kosovës. 

“Hapin e parë po e bëjmë ne. Gjestin e parë të vullnetit të mirë po e bëjmë ne duke hequr tarifën për importet e lëndës së parë nga Serbia” u shpreh Albin Kurti ne një konferencë për median pasditen e sotme nga kryeministria. 

Nëse pala serbe dëshmon përkushtim të mirëfilltë në ndalimin e fushatës jomiqësore dhe zotohet për heqjen e barrierave jotarifore me Kosovën, atëherë duke filluar duke filluar nga data 1 prill 2020, qeveria e Kosovës do ta heqë tërësisht tarifën për importet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina për një periudhë prej 90 ditësh."

Në rast se pala serbe nuk reflekton as pas një periudhe prej 90 ditësh nga vendimi fillestar për heqjen e tarifës për importin e lëndës së parë, atëherë qeveria e Kosovës me fillim nga data 15 qershor do ta rikthejë tarifën për importet nga Serbia, teksa vazhdohet implementimi i filluar me 1 prill i reciprocitetit.

7 pikat e prezantuar nga Albin Kurti:

Albin Kurti: 1- Si qeveri e Kosovës javën e ardhshme do të marrim vendim që nga data 15 mars 2020 të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Kjo si shenjë e vullnetit të mirë dhe gatishmërisë sonë për fillim të zgjidhjes së mirëfilltë të mosmarrëveshjeve ekonomike tregtare dhe politike me Serbinë”.

2- ”Ftojmë Serbinë që si përgjigje ndaj këtij  vendimi ndaj palës kosovare, të zotohet se do ta ndërpres fushatën për çnjohje ndaj Pavarësisë së Kosovës, dhe të nis me eliminimin e barrierave tregtare jotarifore ndaj Kosovës”. Nëse pala serbe dëshmon përkushtim të mirëfilltë në ndalimin e fushatës jomiqësore dhe zotohet për heqjen e barrierave jotarifore me Kosovën, atëherë duke filluar nga data 1 prill 2020, qeveria e Kosovës do ta heqë tërësisht tarifën për importet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina për një periudhë prej 90 ditësh."

3- BE te vleresoje lart vendimin e pales 

"Në rast se Serbia nuk e përfill vullnetin e lirë të qeverisë së Kosovës për eliminimin e barrierave tregtare, politike dhe ekonomike në raportet e ndërsjellta dhe për pasojë, nuk e pushon fushatën jo miqësore në rrafshin ndërkombëtar dhe nuk fillon me heqjen e barrierave në marrëdhënie me Kosovën, atëherë qeveria e Kosovës, nga data 1 prill qeveria e Kosovës do të nisë me implementimin gradual të principit të reciprocitetit, një herë në fushën e tregtisë dhe më pas në atë ekonomike e politike."

3. Bashkimi Evropian ta vlerësojë lart vendimin e palës kosovare për ta hequr tarifën prej 100%, duke ofruar liberalizimin e vizave para Samitit të Zagrebit më 7 maj 2020.

4. Në rast se Serbia nuk e përfill vullnetin e mirë të Qeverisë së Kosovës për eliminim të barrierave ekonomike, tregtare dhe politike në raportet e ndërsjella dhe për pasojë nuk e pushon fushatën jomiqësore në rrafshin ndërkombëtar dhe nuk fillon me heqjen e barrierave në marëdhëniet me Kosovën, atëherë qeveria e Kosovës me fillim nga data 1 prill do të fillojë implementimin gradual të principit të reciprocitetit, njëherë në fushën e tregtisë e mëpastaj edhe në atë ekonomike e politike.

5. Në rast se pala serbe nuk reflekton as pas një periudhe prej 90 ditësh nga vendimi fillestar për heqjen e tarifës për importin e lëndës së parë, atëherë qeveria e Kosovës me fillim nga data 15 qershor do ta rikthejë tarifën për importet nga Serbia, teksa vazhdohet implementimi i filluar me 1 prill i reciprocitetit.

6. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të dalin që në fillim me instrumente të detajizuara dhe afate kohore që listojnë benefitet nga angazhimi i sinqertë i palëve në tejkalimin e barrierave tregtare, ekonomike dhe politike; mekanizmat për evidentimin dhe adresimin preciz të mospërmbushjes eventuale të detyrimeve nga palët; dhe, po ashtu, edhe listimin e konsekuencave për palën jobashkëpunuese në proces.

7. Rivlerësimi i këtij vendimi varet nga rezultatet qe ai prodhon në arritjen e këtyre objektivave. Reciprociteti i plotë tregtar, ekonomik dhe politik instalohet pas 15 qershorit.

Cilës lëndë do i hiqet tarifa 100%?

Albin Kurti: “Do të heqim tarifën 100% nga lënda e parë që importohet prej Serbisë në Kosovë e përdoret nga prodhuesi ynë. Është shenjë e vullnetit të mirë nga ana jonë për fillimin e zgjidhjes së mirëfilltë të problemeve tregtare, politike e ekonomike mes dy vendeve. Pres që qeveria e Serbisë ti përgjigjet me ndërprerjen e fushatës së çnjohjes së pavarësisë përmes një zotimi të qartë dhe të nisë me eliminimin e barrierave jo tarifore të Kosovës.“

Nëse pala serbe nuk reflekton as pas një periudhe pas 90 ditësh nga vendimi fillestar për heqjen e tarifës, atëherë qeveria e Kosovës, në datë 15 qershor do ta kthejë tarifën për importet nga Serbia teksa vazhdon implementimi i filluar me 1 prill i reciprocitetit.

Procesi do të monitorohet nga SHBA dhe BE

Albin Kurti: Më lejoni tua përkujtoj pjesën e fundit të paragrafit të tretë, të deklaratës së përbashkët të Quintit, përkatësisht të SHBA-së, Francës, Italisë, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar me 13 gusht 2019, për heqjen e pengesave dhe rifillimin e bisedimeve dhe në këtë deklaratë, thuhet se për Kosovën, kjo nënkupton heqjen e taksave të vendosura ndaj Serbisë. Kurse për Serbinë nënkupton ndërprerjen e fushatës për çnjohjen e Kosovës. Janë vetë vendet e Quintit që e kanë kërkuar diçka të tillë. Natyrisht që ne si ndërmjetësues kemi BE dhe SHBA. Ta dhe vetë ne si shtet do ta monitorojmë hollësisht dhe kudo a po e zbaton zotimin e saj Serbia për ndërprerjen e fushatës së çnjohjeje të pavarësisë të vendit tonë. 


EMISIONET