Muajin e kaluar, një infermiere ruse nw spitalit në Tula u bë kryefjala e shumë mediave në botë, pasi doli para pacientëve me koronavirus vetëm me të brendshme dhe uniformën e tejdukshme mbrojtëse.

Emri i saj është Nadezhda Zhukova dhe kur u përball me zyrtarët e Spitalit Klinik Rajonal Tula u shpreh se ajo kishte shumë vapë nëse do vishte dhe rroba të tjera poshtë veshjes mjekësore. Administrata e spitalit nuk e justifikoi këtë sjellje dhe e pushuan nga puna.

Një markë ruse e veshjeve sportive Zasport i kërkoi infermieres të ishte imazhi për një fushatë reklamuese në ditën e puntorit shëndetësor në Rusi që u festua më 21 qershor.

Në një intervistë, Zhukova u shpreh se pavarësisht faktit se ju fut botës së modelingut, ajo ka dëshirë sërish të punojë në spital.

“Që kur isha i vogël, kam dashur të bëhem mjek. Kam trajtuar kukullat e mia dhe kam luajtur mjekë dhe infermierë”, tha modelja 23-vjeçare, e cila filloi si punën si infermiere në vitin 2018. Ajo është shprehur se synon të kthehet në shkollë për tw kryer doktoraturën.

Përhapja e COVID-19 e detyroi atë të transferohej në spitalin e sëmundjes infektive në spitalin Tula dhe të punonte si infermiere.

/Ora News.tv/