Kur rrugën ta pret një elefant

Një shofer ka ndalur udhëtimin pasi një elefant 34-vjeç vendosi të ngjitej sipër makinës së tij në një park kombëtar në Tajlandë.

Ngjarja ndodhi në rrugën Thanarat në Parkun Kombëtar Khao Yai pasditen e së martës.

Elefanti fillimisht i afrohet makinës dhe më pas hipën sipër mjetit në pjesën e bagazhit.

Kafsha arriti të thyejë dritaren e pasme të automjetit dhe dëmtoi makinën ndërsa shoferi dhe pasagjeri qëndronin brenda.

Por shoferi arrin të dalë nga “kthetrat” e elefantit duke i dhënë makinës përpara dhe largohet në mënyrë të sigurt.




EMISIONET