Kur do ta shpërndajë presidenti Parlamentin? Pyetjes së një gazetareje në konferencë për median mbrëmjen e sotme u shpreh:  "E di që është një kërkesë e përgjithshme dhe e vazhdueshme por presidenti do të sillet gjithmonë me përgjegjshmëri maksimale në interesin më të përgjithshëm të popullit shqiptar."

Ndërsa sa i takon një date për zgjedhje në bashkinë e Vorës dhe Shkodrës la të kuptohet se do të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershor

"Kemi çështje më të rëndësishme, ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese sipas Kushtetutës." u shpreh Meta.

Meta: Mazhoranca provokoi Presidentin dhe keqpërdori kryetarin e KED

/Ora News.tv/