Kupa "Pavarësia", Korça pret aktivitetin për të dytin vit radhazi

Kupa "Pavarësia", Korça pret aktivitetin për të

Kupa "Pavarësia" është kthyer në një traditë tashmë në vendin tonë.

Dhe në prag të festës së 106 vjetorit të Pavarësisë së vendit, Federata Shqiptare e Futbollit ka zgjedhur Korçën për të organizuar Kupa "Pavarësia 2018″. Kjo do të jetë hera e dytë që qytetit juglindorë zgjidhet nga organizatorët për të pritur aktivitetin, pas atij të vitit 2017.

Pjesëmarrëse në këtë turne mbarëkombëtar do të jenë skuadrat e Otrant e Ulqinit, Struga nga Maqedonia, 2 Korriku nga Prishtina dhe Skënderbeu i Korçës.

Njoftimi në faqen zyrtare të FSHF:

Kupa “Pavarësia 2018″, do të zhvillohet në qytetin e Korcës. Federata Shqiptare e Futbollit, organizatorja e këtij turneu mbarëkombëtar, për të dytin vit rradhazi ka zgjedhur qytetin juglindor për të zhvilluar këtë aktivitet. 

Pjesëmarrës do të jenë katër skuadra: Otrant e Ulqinit, Struga nga Maqedonia, 2 Korriku nga Prishtina dhe Skënderbeu i Korcës. Shorti gjysëmfinal do të hidhet me datë 27 nëntor. Ndeshjet do të luhen me datë 28 nentor në aneksin dhe stadiumin Skënderbeu”. Aktiviteti fillon në orën 11.00.

EMISIONET