Real Madrid është në krizë.

Këtë fakt e tregojnë dhe shifrat, me madrilenët që pas një "dyzine" me tituj vitin e kaluar,  këtë vit duket se të gjitha forcat do t'i akomuloj për në kompeticionin më të madh për klube, Uefa Champions League.

Eliminimi i djeshëm nga Kupa e Mbretit nga një skuadër si Leganes duket se e ishte vetëm shkëndija e parë e një tragjedie në historinë e klubit. .

Tre goditje në portën nga 16 tentativa janë shumë pak për një skuadër që çdo vit tenton trofe, ndërsa vitin e kaluar fitoi gjithçka, që nga LaLiga, Superkupa e Spanjës, Champions League dhe "qershia" mbi  tortë, Botërori i Klubeve.

Edhe titulli duket praktikisht i humbur. 19 pikë larg kryesuesve të Barcelonës janë shumë për një skuadër që zhgënjen ndeshje pas ndeshjeje.

Tashmë Zinedine Zidane duhet t'i bëj tamam llogaritë. Nëse nuk ia del të triumfoj në kupën me veshë të mëdhenj, do të ishte katastrofale.

Tifozët duan tituj dhe nëse kjo nuk ndodh, drejtuesin e klubit dhe francezi do të ktheheshin në një tabelë qitjeje.



/Ora News.tv/