Kupa e Shqipërisë/ Partizani për të shmangur turpin, Laçi "zjarr" me Bylisin
Ditën e sotme do të luhen ndeshjet e kthimit në Kupën e Shqipërisë në fazës së 1/8-ave të kompeticionit të dytë për nga rëndësia në vendin tonë.
Sigurisht që vëmendja kryesore shkon për sfidën Partizani-Besëlidhja, që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”. Drejtuesit e 16-herë kampionëve të Shqipërisë kërkojnë me çdo kusht të përmbysin humbjen 3-0 të pësuar në Lezhë, ndaj kanë njoftuar se hyrja në “Elbasan Arena” do të jetë falas.
Ndërkohë një sfidë tejet delikate është pa dyshim Laçi–Bylis. Në Ballsh mallakastriotët fituan pastër 2-0 në një sfidë mjaft të luftuar. E tillë pritet dhe ndeshja e kthimit në Laç, pasi kurbinasit do të tentojnë me të gjitha forcat përmbysjen e rezultatin.
Ja të gjitha sfidat e kthimit dhe rezultatet e ndeshjeve të para:
GRUPI A
PARTIZANI – BESËLIDHJA (0-3)
FLAMURTARI-VLLAZNIA (2-2)
TIRANA – KASTRIOTI (3-1)
TEUTA-ERZENI (3-1)
GRUPI B
KUKËSI -LUSHNJA (1-0)
SKËNDERBEU – BESA (2-0)
LAÇI – BYLIS (0-2)
LUFTËTARI-APOLONIA (0-3)