Kupa e Shqipërisë, mësoni 4 çiftet gjysëmfinaliste

Kupa e Shqipërisë, mësoni 4 çiftet gjysëmfinaliste

Kanë përfunduar ditën e sotme ndeshjet e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë dhe tashmë janë mësuar 8 skuadrat e kualifikuara për në fazën çerekfinale. Ato janë Kamza, Skëndërbeu, Partizani, Luftëtari, Teuta, Kukësi, Tirana dhe Laçi.

Në bazë të formulës së përcaktuar që në fillim të sezonit, janë shortuar edhe skuadrat çerekfinaliste të cilat do të përballen në këto çifte:

Kamza-Skëndërbeu
Partizani-Luftëtari
Teuta-Kukësi
Tirana-Laçi

Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen në 13 Mars dhe ato të kthimit dy javë më pas, më 27 Mars 2019.

EMISIONET