Video/ Luis Suarez "shpërfytyron" Realin, Barcelona prek finalen e Kupës së Mbretit

Video/ Luis Suarez "shpërfytyron" Realin, Barcelona prek finalen

Barcelona ka treguar edhe njëherë dobësitë e Realit të Madridit të këtij sezoni. Katalanasit "shpërfytyruan" skuadrën e drejtuar nga Santiago Solari në gjysëmfinalen e dytë të Kupës së Mbretit, teksa i mposhtën 3-0 brenda në "Santiago Bernabeu". 

Një fitore që i jep blaugranëve një biletë për në finalen e madhe të Kupës së Mbretit. Me Lionel Messin që u bllokua mjaft mirë nga vendasit, heroi i Barcelonës ishte Luis Suarez. Uruguajani realizoi një dopietë, ndërsa ushtroi presion te Rafael Varane, me francezin që gaboi shenjestër, duke shkaktuar autogol. 

Largimi i Cristiano Ronaldos duket se ka ulur forcën në sulm te madrilenët, të cilët pas eliminimit nga Kupa e Mbretit janë thuajse një këmbë jashtë garës për titull në La Liga.


EMISIONET