Rusia regjistroi një fitore të pastër 5-0 përballë Arabisë Saudite në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës, Rusi 2018. Një fitore që vendosi dhe rekorde:

5-0 – Rusia ka regjistruar fitoren e dytë më të thellë nga një vend pritës në ndeshjen hapëse të Botërorit në historinë e aktiviteteve pas asaj Itali-SHBA 7-1 në vitin 1934.

– Rusia ka shënuar 3+ gola në një ndeshje Botërori për herë të parë që kur fituan 6-1 ndaj Kamerunit në vitin 1994.

89 – Artem Dzhyba shënoi vetëm 89 sekonda pasi hyri në fushë, goli më i shpejtë nga një zëvendësues në Botëror që kur Marcin Zevlakov shënoi për Poloninë ndaj SHBA (64 sekonda) në vitin 2002.

– Denis Cherychev është zëvendësuesi i parë që shënon në ndeshjen e hapjes së një Botërori.

1 – Juri Gazinski është lojtari i parë që shënon me gjuajtjen e parë në portë në një turne që kur Filip Lahm e bëri për Gjermaninë në vitin 2006.

38 – Sergei Ignasheviç (38 vjeç, 335 ditë) është lojtari më i vjetër që ka luajtur në një ndeshje Botërori që nga Roxher Milla në vitin 1994 (përjashtohen portierët).

0
– Vazhdon tradita e Botërorëve. Asnjë ekip organizator nuk ka humbur në ndeshjen hapëse të një Botërori (16 fitore, 6 barazime).

/Ora News.tv/