Kundërshtuan me dhunë policinë, në pranga dy tropojanë

Kundërshtuan me dhunë policinë, në pranga dy tropojanë

Dy tropojanë janë arrestuar nga policia pasi gjatë shoqërimit në polici kanë kundërshtuar me dhunë efektivët.

Në pranga u vunë shtetasit J. O., 21 vjeç, banues në Bajram Curri dhe  M. N., 21 vjeç, banues në fshatin Lekurtaj, Tropojë.

"Arrestimi i tyre u bë pasi, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, gjatë kohës që janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Tropojë pas përfshirjes në një konflikt me disa persona të tjerë, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".

EMISIONET