Kultura e grave zejtare shqiptare dhe kuvajtiane vjen në ekspozitën 'Duart e Arta'

Në ekspozitën e saj të rradhës 'Duart e Arta' aktivistja nga Kuvajti Ebdisah Malauti  ka paraqitur 72 fotografi nga 18 artistë që pasqyrojnë kulturën e grave zejtare shqiptare dhe kuvajtiane, si dhe anën femërore dhe prekjet e tyre të veçanta artistike. 

Në dashurinë dhe pasionin e saj të pakushtëzuar për artin, bashkëshortja e ambasadorit të Kuvajtit dëshiron që të hedhë dritë mbi vlerën e këtij arti dhe ta transmetojë atë tek brezat e ardhshëm.

''Nëpërmjet këtij projekti kam pasur dëshirë të nxjerr në pah madhështinë dhe vlerën e këtij arti të shkëlqyer, duke ndërdegjësuar të rinjtë dhe të rejat për t'u tërhequr vëmendjen mbi rëndësinë e këtij lloj arti'', tha aktivistja.

Mes muzikës klasike dhe të ftuarve të veçantë ishte edhe presidenti Meta, i cili mori kopjen e parë të librit fotografik dhe shprehu falenderimet për artisten kuvajtiane, dhe për promovimin e vazhdueshëm qe i bën vendit tonë. Ekspozita do të vazhdojë të qëndrojë e hapur dy ditë për të mirëpritur të gjithë dashamirësit e artit dhe kulturës.

EMISIONET