Kukësi tenton t'i përgjigjet Partizanit, synon mesfushorin e Kosovës

Kukësi vazhdon me përgatitjet në Ohër për pjesëmarrjen në Europa League, por ndërsa trajneri Gjoka po studion kundërshtarin drejtuesit po shohin alternativat në merkato për të ndërtuar një skuadër kompetitive.

Mesfushori, Gjelbrim Taipi është emri që intrigon drejtuesit e Kukësit. Futbollisti nga Kosova ka bërë dy sezone mjaft të mira në kampionatin zvicerian me skuadrën e Grasshopers.

Në sezonin 2018-2019 Taipi është aktivizuar në 16 ndeshje në kampionat dhe dy në Kupën e Zvicrës.  Përpara se të bashkohej me Grasshopers, 26-vjeçari ka veshur fanellën e St.Gallen në Superligën zvicerane, ndërkohë ka luajtur për disa sezone në kategorinë inferiore me Ëil dhe Schaffhausen.

Drejtuesit e Kukësit kanë nisur negociatat me mesfushorin 26-vjecar, por fjalën e fundit do ta thotë Taipi, të cilin duket se nuk e josh shumë kampionati shqiptar, pasi është nën kontratë me Grasshopers edhe për një sezon.

Megjithatë fakti që Kukësi aderon në Europa League mund të jetë një plus për nënkampionët e Shqipërisë t'i mbushin mendjen futbollistit të pranoj ofertën e tyre. Gjithsesi ky është një operacion shumë i vështirë të realizohet.

Taipi ka patur një rritje konstante në karrierë në sezonet e fundit dhe synimi i tij është një klub më i madh. Por në rast se Kukësi arrin t'i plotësojnë të gjitha kushtet, mbase mesfushori mund tu thotë "PO". 26-vjecari ka qenë pjesë e kombëtares shqiptare U-21, ndërsa tani është pjesë e Kosovës.

Në këtë fazë të merkatos, tek Kukësi janë lakuar emra të rëndësishëm edhe futbollist të kombëtares, por në fund kanë marrë vetëm "JO". Kjo për shkak të nivelit të kampionatit shqiptar.


EMISIONET