Kukësi mposht Skënderbeun, korçarët në krizë

Kukësi mposht Skënderbeun, korçarët në krizë

Kukësi ka triumfuar me rezultatin 1-0 ndaj Skënderbeut në supersfidën e javës së 16-të të zhvilluar në Kamëz.

Goli i Melos me 11-metërsh në minutën e 55-të, i dha fitoren skuadrës së Cungut, që e sheh veten në kuotën e 30 pikëve, po aq sa Skënderbeu që tashmë është zhytyr në krizë.

Në krizë skuadra e Orges Shehit që në 3 ndeshjet e fundit ka regjistruar 2 humbje dhe 1 barazim, duke iu larguar gjithnjë e më shumë kreut.

Ndërkohë për verilindorët kjo ishte fitorja e tretë radhazi në kampionat.

EMISIONET