Kukësi kthehet tek fitorja, mund 1-0 Laçin

Kukësi kthehet tek fitorja, mund 1-0 Laçin

Kukësi është kthyer tek fitorja pas 4 ndeshjeve. Verilindorët mundën në stadiumin e Kurbinit, Laçin, 1-0 .

Kampionët në fuqi, e nisën praktikisht me gol takimin. Në egzekutimin e një goditje nga këndi, kapiteni i skuadrës Ylli Shameti, i gjendur i pa mbuluar në zonë, gjen topin dhe me një goditje të bukur me kokë, mposht portierin Selmani.

Pësimi i golit i zgjoi kurbinasit që u afruan shumë pranë golit me Rexhinaldon që nuk ishte në një ditë të mirë.

Në fundin e pjesës së parë, Laçi kishte  mundësinë për të barazuar rezultatin por Eskerda ka humbur penalltinë duke e çuar topin jashtë.

Pjesa e dytë foli në favor të kurbinasve që u munduan me të gjitha forcat për të shmangur humbjen ndërsa kukësianët tentuan të dyfishonin rezultatin me anë të kundërsulmit.

Me këtë fitore Kukësi ngjitet në vendin e 2-të me 22 pikë, ndërsa Laçi mban vendin e 5-të me 15 pikë.

EMISIONET