Kukësi harron shijen e fitores, Laçi abonohet me "X-in"

Kukësi harron shijen e fitores, Laçi abonohet me "X-in"

Viti 2019 ka ardhur në mënyrën më të keqe të mundshme te Kukësi.

Skuadra verilindore ka regjistruar takimin e katërt pa fitore në këtë vit të ri, duke u distancuar akoma më shumë me kreun. Të besuarit e Armando Cungut nuk arritën më shumë se një barazim 0-0 përballë Laçit, pikë që e dërgon në -5 distancën me Partizanin kryesues.

Në Kamëz, rastet për gol ishin me pikatore, ndërkohë që për tu përmendur është rasti i minutës së 62-të, ku gjyqtari anësor Denis Rexha u godit me sende të forta nga tifozët kukësianë.  

Me këtë barazim Kukësi mbetet në kuotën e 35 pikëve në vendin e dytë, ndërkohë ky ishte barazimi i dytë radhazi për kurbinasit, që pozicionohet dy vende më poshtë, me 4 pikë më pak.

EMISIONET