“Kujdesuni për veten”, Kalo apel qytetarëve: Ju duam, ju ndihmojmë! Na kuptoni edhe lodhjen tonë

“Kujdesuni për veten”, Kalo apel qytetarëve: Ju duam, ju

Mjeku Tritan Kalo thotë se shqiptarët po ndërgjegjësohen, duke marrë mesazhin e distancimit social. Në një reagim në Facebook, Kalo ka publikuar dy foto nga rruga “Muhamet Gjollesha” dhe ajo e “Kavajës”, të cilat kanë qenë të boshatisura.

Kalo i kërkon qytetarëve që të respektojnë këshillat për të mos dalë nga shtëpia, në mënyrë që stafi mjekësor të bëjë maksimumin pëe tu kujdesur për shëndetin e tyre.

Reagimi i mjekut Tritan Kalo

Shpresoj sot më shumë se sa dje, që mesazhi i “Distancimit social” ka filluar pak nga pak të dëgjohet….Rruga “Muhamet Gjollesha” dhe ajo e “Kavajës” dje rreth orës 15:30, gëlonin nga “tufa-tufa zerdeli” te rinjsh e të rejash dhe jo vetëm ata por edhe të moshuar, ndërsa SOT ato në të njëjtën orë ishin bosh….Bashkatdhetarë, ju duam, ju ndihmojmë, ju dëgjojmë dhe do t’ju gjendemi gjithmonë pranë kur JU të keni nevojë për NE, por edhe Ju duhet të kuptoni lodhjen e mundimin tonë e mbi të gjitha, rrezikun infektimit me të cilin përballet vetë stafi mjekësor duke u përkujdesur për ju… RESPEKTONI me bindje këshillat tona….KUJDESUNI edhe më shumë për veten tuaj…. Me MIRËKUPTIM dhe me MIRËBESIM ndaj njëri tjetrit, ne patjetër do t’ja dalim mbanë!!!...We will win that war with an invisible enemy!!!...God bless Albania and Albanians!!!


EMISIONET