Një shenjë e re e COVID-19 është zbuluar nga shkencëtarët e lëkurës. Pra ju mund të jeni të rrezikuar nga koronavirusi nëse shihni në lëkurë pika të kuqe, acarim apo djegie.

Dermatologët dhe shkencëtarët  e lëkurës besojnë se zhvillimi i plagëve të dhimbshme, të kuqe mund të lidhet me koronavirusin.

Më shumë se 400 dermatologë kanë dëshmuar këto shenja në pacientët COVID-19. Çdo pacient që gjen papritmas këto pika duhet të flasë menjëherë me një dermatolog, shtojnë mjekët.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar publikun dhe mjekët t’i kushtojnë më shumë rëndësi pacientëve që kanë këto simptoma në lëkurë.

Skuqja mund të vijë në forma dhe madhësi të ndryshme, dhe mund të shfaqet kudo në trup. Disa pacientë kanë raportuar se  skuqjet mund të jenë shumë shumë kruajtëse, ndërsa të tjerët raportuan një ndjesi djegieje.

/Ora News.tv/