Kujdes në rrethrrotullime, vetëm në dy orë policia ka vënë 78 gjoba

Kujdes në rrethrrotullime, vetëm në dy orë policia ka

Vetëm në dy orë, Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 78 masa administrative për drejtuesit e mjeteve të cilët nuk japin përparësi në rreth rrotullime apo vendkalime këmbësorësh.

Në një deklaratë për mediat, të shoqëruar edhe me video, policia thotë se "evidentohet një numër i lartë shkelësish, të cilët neglizhojnë detyrimin për të dhënë përparësi në rrethrrotullim apo vendkalim këmbësorësh, duke u bërë shkak për trafik të rënduar dhe rrezik për aksidente rrugore me këmbësorët, ndërkohë që të njëjtët drejtues mjetesh nuk hezitojnë të kritikojnë prezencën policore në rrethrrotullim për rregullimin e trafikut, por kur ajo mungon, në rrethrrotullim gjithcka ndodh, përveç përparësisë".

Policia thotë se kontrollet janë në funksion të Planit Operacional “Tispol Gusht 2018” dhe janë përqëndruar në rrugët dhe rrethrrotullimet kryesore të evidentuara si “zona me trafik të rënduar ” për shkak të mosdhënies së përparësisë sipas sinjalizimit të vendosur nga Enti Pronar i rrugës.

EMISIONET